Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, ka qenë i ftuar në një intervistë për emisionin EXPOSE prodhim medial i Gazeta Blic për televizionin Kanal10.

Suma, gjatë kësaj interviste ka folur për pasurinë e tij, derisa ka dhënë shpjegime pse ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion vetëm 49.20 cent para të gatshme në institucionet financiare.

Ai thotë se ndihet i lumtur me atë pasuri që e ka dhe nuk ndjehet i inatosur se kryetarët e komunave tjera mund të jenë me të pasur se ai.