Kryetari i kësaj komune e fal namazin dhe më pas shkon në punë

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma duke folur për punën e tij të përditshme, ka treguar se zgjohet në ora 05:00 për ta falur namazin.

“Zgjohem herët 04:30 apo 05:00, e fali namazin, punoj diçka në serë dhe më pas shkoj në punë. Më së voni në ora 06:00 ose edhe më herët shkoj në punë, kjo ka qenë traditë, jo vetëm tani por edhe në Trupat e Mbrojtjes”, ka thënë Suma në Rtv Dukagjini.

“Sidomos kohën e namazit nuk diskutohet edhe jacinë, kurse vaktet tjera nganjëherë nuk mundem rregullisht për shkak të obligimeve. Shkoj në xhami sidomos të xhumave. Jemi musliman e kemi obligim t’i kryejme edhe obligimet fetare, por ka edhe musliman por edhe feve te tjera që nuk i kryejnë obligimet fetare”, ka thënë Suma.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT