Kryetari i Gjykatës Supreme kërkon ndërprerjen e grevës: Situata alarmante

Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, ka takuar sot kryetarët e gjykatave themelore dhe kryetarin gjykatës së Apelit, me të cilët ka diskutuar që të gjendet një zgjidhje, dhe të ndërpritet greva e gjyqësorit, pasi situata është duke u bërë shumë e rëndë.
 Greva e punëtorëve të gjykatave dhe prokurorive në vend, ka bërë që shumë kategori të shoqërisë të preken drejtëpërdrejtë, duke pësuar dëme të natyrave të ndryshme.

“Duke parë se po cenohen rëndë të drejtat e individëve, të paraburgosurve dhe të tjerëve që kanë çështje në gjykata, ngase po prolongohen çështjet, po krijohen shpenzime të panevojshme te palët, por edhe revoltë tek ta, ndërsa si pasojë e kësaj greve, disa të paraburgosr kanë hyrë në grevë urie, për t’i evituar pasojat akoma më të mëdha dhe vështirë të riparueshme – për një kohë të gjatë, u kërkua që të gjendet zgjidhja dhe të përfundoi greva”, thuhet në një njoftim për media të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Në këtë takim bëhet e ditur se është arritur pajtimi që të kërkohet një takim me kryeministrin e vendit për t’i adresuar shqetësimet dhe kërkesat.

“Të gjithë kryetarët e gjykatave u shprehen të shqetësuar me gjendjen në gjyqësor, secili duke treguar për numrin e lëndëve që janë shtyrë në gjykatat përkatëse, dhe duke kërkuar që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje. Propozimi i kryetarit të gjykatës së Prizrenit, Ymer Hoxha u përkrah nga të tjerët. Ai propozoi që kryetari i Supremes bashkë me atë të Apelit dhe me Kryesuesin e KGJK-së, ta takojnë kryeministrin e vendit, për të adresuar këtë çështje, pasi gjendja është alarmante.

Gjatë takimit u diskutua edhe për decentralizimin e kompetencave nga SKGJK tek gjykatat, për relacionet gjykata – KGJK, SKGJK dhe u shpreh pakënaqësi e madhe, veçmas me punën e Sekretariatit të KGJK-së”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT