Kryetari i fshatit jep detaje për rastin e sotëm me koronavirus në Bajskë të Vushtrrisë

Sot është raportuar edhe për tetë raste të reja me Covid-19 në Komunën e Vushtrrisë, ku njëri prej tyre është me vendbanim në fshatin Bajskë.

Detaje për rastin ka dhënë kryetari i fshatit, Qëndrim Zejnullahu, i cili ka shkruar se rasti i infektuar me Covid-19 në Bajskë është rast kontakti.

“Sot një banor i fshatit doli pozitiv me Covid19, fatmirësisht personi në fjalë është vetizoluar që disa ditë andaj kujdes po, panikë jo! Për shkak të privatësisë emri nuk mund të përmendet por i prekuri është rast kontakti andaj ka lidhje me një rast tjetër në Vushtrri!” ka shkruar Zejnullahu në një postim në Facebook.

Zejnullahu gjithashtu ka thënë se ky rast vjen nga pjesa verilindore e fshatit Bajskë, përkatësisht nga familja Uka.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com