Kryetari i Ferizajit, Agim Aliu ka vizituar të lënduarit nga shpërthimi i sotëm në një restaurant në Ferizaj.

Aliu ka shkruar se pamjet nga shpërthimi janë të tmerrshme, duke uruar të mos shënohet asnjë viktimë.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e Agim Aliut

Të tmerrshme, pamjet nga shpërthimi i fuqishëm i pasdites së sotme në njërin nga restaurantet në kompleksin “Village” në Ferizaj.
Ekipet emergjente komunale, si zjarrfikësit, ekipet e emergjencës shëndetësore, policia dhe kompetentët tjerë dolën menjëherë në vendngjarje.
Uroj të mos shënohet asnjë viktimë e gjithashtu gjatë vizitës që i bëra, i urova shërim të shpejt gjithë të lënduarve.
Faleminderit mjekëve dhe infermierëve të QKMF-së dhe Spitalit të Përgjithshëm që me përpjekje mbinjerëzore po japin gjithçka nga vetja për ta mbrojtur shëndetin e të lënduarve. /DrenicaPress/