Kryetari i Drenasit shtron iftar për Këshillin e BIK-ut në Drenas

    Bëhet e ditur se ditën e djeshme kryetari i Drenasit, Nexhat Demaku me bashkëpunëtor ka organizuar një iftar për nder të muajti të shenjt të Ramazanit.

    Në këtë iftar të ftuar kanë qenë Këshilli i Bashkësisë Islame dega në Drenas, të kryesuar nga kryetari i BIK-ut për Drenas, mulla Mehdi Kastrati, komandanti i Stacionit Policor të Drenasit, Driton Morina, përfaqësues të LMT-së në Drenas, si dhe përfaqësues të Kuvendit Komunal.

    Sipas një njoftimi të bërë nga komuna e Drenasit, Nexhat Demaku ka falënderuar pjesëmarrësit në këtë organizimin, veçanërisht përfaqësuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas për kontributin e tyre të dhënë për ruajtjen e tolerancës fetare dhe ka përgëzuar për maturinë që kanë treguar me rastet e fundit. Ndërsa Kryetari i BIK-ut në Drenas, mulla Mehdi Kastrati ka shpreh falënderim për Komunën e Drenasit në organizmin e iftarit dhe ka shtuar se me këtë rast Komuna ka respektuar të gjithë komunitetin mysliman të Drenasit.  /drenicapress/