Kryetari i Drenasit shtroj iftar për Këshillin e Bashkësisë Islame në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, me bashkëpunëtor ka shtruar iftar për Këshillin e Bashkësisë Islame në Drenas, ku ishin të pranishëm kryetari i BIK-ut për Drenas, mulla Valon Bequku me imam të xhaimve, komandanti i Stacionit Policor në Drenas, Driton Morina, kryesuesi i Kuvendit, Naim Bazaj, deputet të Kuvendit, nënkryetari i Komunës si dhe drejtor të drejtorive.

Më këtë rast, kryetari Demaku ka falënderuar pjesëmarrësit, veçanërisht përfaqësuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas, për kontributin e tyre të dhënë për ruajtjen e tolerancës fetare në Komunën e Drenasit.

Ndërsa kryetari i BIK-ut, Valon Bequku, ka falënderuar kryetarin e Komunës për këtë iftar dhe ka kërkuar që bashkëpunimi ndërinstitucional të vazhdoj edhe me tutje për ruajtjen dhe kultivimin e tolerancës fetare.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT