Kryetari i Drenasit bënë homazhe tek varri i Shaban Polluzhës

E gjithë elita politike sot në 70 vjetorin e rënies së Shaban Polluzhës, ka kujtuar veprën e tij  heroike për lirinë e Kosovës. Edhe  përfaqësuesit e Komunës së Drenasit  në krye me kryetarin e kësaj komune z. Demaku kanë bërë homazhe pranë varrit të Shaban Polluzhës. Z. Demaku në  shënimin të shtatëdhjet vjetorit të rënies së heroit të Kosovës, Shaban Polluzha, së bashku me bashkëpunëtor ka bërë homazhe tek varri i tij në fshatin Polluzhë të Drenasit. Me këtë rast, ai tha se “vepra heroike e Shaban Polluzhës është përcjell me dekada te brezat e heronjëve kombëtar duke u sublimuar me heronjët e luftës së lavdishme të UÇK-së për t’i dhënë fund sakrificës së madhe të okupatorit serb”. Kryetari Demaku ka takuar edhe djalin e heroit të Kosovës Shaban Polluzha./drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT