Kryetari i BIK-ut në Drenas: Ndihmoni jetimët, skamnorët, nevojtarët dhe ata që kanë nevojë për ndihmën tuaj

Kryetari i Bashkësisë Islame të Drenasit, Valon Bequku, ka uruar besimtarët mysliman festën e Kurban Bajramit. Përmes një postimi në facebook, kryetari i BIK-ut në Drenas ka kërkuar nga banorët e Drenasit që të jenë sa më solidar ndaj njerëzve në nevojë.

“Ndihmoni jetimët, skamnorët, nevojtarët dhe të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën tuaj se Allahu do të jetë në ndihmën tuaj aq sa ju do të jeni në ndihmë të vëllezërve tuaj” shkruan Bequku.

Më poshtë mund të lexoni urimin e plotë të Valon Bequkut

Të nderuar vëllezër dhe motra, qytetar te Drenasit!
Kam kënaqësinë e veçantë që në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Drenasit, dhe në emrin tim personal, t’ju urojë festën e Kurban-Bajramit, duke ju përcjell urimet e mia më të përzemërta, dhe duke lutur t’madhin All-llah që paqja, mirësia dhe begatia të ju shoqërojnë ju, familjet e juaja dhe të gjithë besimtarët mysliman.
Festa e Kurban Bajramit simbolizon sakrificën sublime, bindjen dhe dashurinë e njeriut ndaj Zotit fuqiplotë, ashtu siç na porositë Madhnia e Tij në Kur’an: “Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për Allahun, Zotin e botëve”.
Në këto momente festive, Ju ftoj që sa më shumë ta përkujtoni Krijuesin, ta adhuroni vetëm Atë, dhe të jeni sa më solidarë ndaj atyre që kanë nevojë për ndihmën dhe përkrahjen tuaj. Ndihmoni jetimët, skamnorët, nevojtarët dhe të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën tuaj se Allahu do të jetë në ndihmën tuaj aq sa ju do të jeni në ndihmë të vëllezërve tuaj.
Kjo ditë feste të na shërbejë që t’i shpeshtojmë vizitat tek njëri-tjetri, t’i përforcojmë dhe t’i mbajmë lidhjet vëllazërore, dhe jo vetëm gjatë këtyre ditëve të festës por në çdo kohë. Andaj lus Zotin fuqiplotë që zemrat tona ti afrojë, që njerëzit të shtrijnë dorën e pajtimit, të ripërtërihen lidhjet shoqërore me dashuri e sinqeritet, derisa çdo familje të mbushet me gëzim e hare.
Me këtë rast lus Allahun që adhurimet dhe lutjet tona të na i pranojë, që shpirtrat tonë të na i fisnikërojë, që vendin tonë të shtrenjtë ta ndihmojë dhe ta ruaj nga çdo e ligë.
Në këtë ditë feste, më lejoni që edhe një herë të ju urojë të gjithëve shëndet dhe lumturi, urojë që në familjet tuaja të mbretëroj mëshira dhe harmonia. Zoti ju dhashtë çdo mirësi! Gëzuar Kurban Bajrami!
Me respekt, Kryetari i KBI-Drenas Valon Bequku

- Advertisement -

MË TË FUNDIT