Kryetari Bahtiri, përkujton masakrën e 13 marsit 1999

Në përvjetorin e 16-të, ku forcat serbe hodhën granata në qendër të Mitrovicës, përkatësisht në hapësirën e ish-Tregut të qytetit, me ç’rast mbeten të vrarë 6 persona dhe mbi 125 të plagosur, kryetari i komunës, Agim Bahtiri i shoqëruar  nga bashkëpunëtorët  e tij,  në shenjë nderimi ka vënë buqetë lulesh pranë pllakës përkujtimore.
“Para 16 viteve forcat serbe kanë bërë një vepër makabre, duke hedhur granata në mes të turmës së njerëzve në ish-Tregun e qytetit. Ne duke kujtuar këtë tragjedi ku pësuan qytetarët civilë, duhet punojmë ditë e natë për forcimin e institucioneve shtetërore dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, sidomos të kategorive që pësuan nga lufta. Falë gjakut dhe sakrificës së dëshmorëve dhe martirëve të luftës, ne sot po e gëzojmë këtë liri”, ka thënë Bahtiri.
Ai të pranishmëve në këtë përkujtim, u premtoi se në një të ardhme të afërt autoritetet komunale do ta ndërtojnë një lapidar më dinjitoz në nderim të kësaj tragjedie.
Njëri nga viktimat Sabedin Uka falenderoi kryetarin Bahtiri për kujdesin që tregon duke vendosur tuf; me lule dhe duke nderuar viktimat dhe ata që kanë pësuar në këtë krim të regjimit serb.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT