Kryetari Bahtiri nderohet me mirënjohje edhe nga Islamic Relief Kosova

 

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, priti sot drejtuesit e Shoqatës Bamirëse “Islamic Relief Kosova”, që shoqëroheshin nga një grup vullnetarësh të Mitrovicës, të cilët janë angazhuar në aktivitetet e organizatës për mbledhjen e ndihmave për skamnorët e Mitrovicës.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri falënderoj drejtuesit organizatës për ndihmat që kanë dhuruar në vazhdimësi për familjet e varfra të këtij qyteti. Ai po ashtu falënderoj edhe vullnetarët e Mitrovicës, të cilët i këshilloj që të vazhdojnë punën e tyre në bamirësi, duke vlerësuar se nëse i bëjnë mirë dikujt, në rend të parë i bëjnë mirë vetes së tyre.

Ndërkaq, drejtori i organizatës, Vehbi Zeqiri, falënderoj kryetarin Bahtiri për mbështetjen që u ka ofruar në këtë drejtim.

“Energjia dhe vullneti juaj na ka motivuar që të bëjmë më shumë për Mitrovicën. Por tani së fundi na është shtuar edhe vullneti i vullnetarëve të qytetit tuaj, të cilin vullnet nuk e posedojnë as ata që punojnë. E ardhmja e popullit bazohet në rinin e vendit, prandaj kjo rini me ideale të larta nëse vazhdon kështu nuk ka mundësi që në të ardhmen të prishet, por do të vazhdoj të punoj me energjinë pozitive që e ka tani”, tha Zeqiri.

Në shenjë nderimi për kontributin e dhënë në ofrimin e shërbimeve për aktivitetet bamirëse, Islamic Relief Kosova i dha një mirënjohje simbolike kryetarit Bahtiri, me mbishkrimin organizatës, poshtë së cilës shtruan “Në emër të Organizatës, Vullnetarëve dhe përfituesve, ju falënderojmë sinqerisht për përkrahjen, kontributin dhe ofrimin e shërbimeve tuaja për sigurimin e donacioneve në Komunën e Mitrovicës”.

Drejtuesit e Relief islamic Kosova, kanë falënderuar personalisht edhe Jeton Ujkanin, këshilltar në kabinetin e kryetarit, i cili gjatë gjithë kohës ka qenë i angazhuar në ofrimin e shërbimeve ndaj organizatës për sigurimin e donacioneve, gjegjësisht ka qenë urë lidhëse ndërmjet kabinetit-Komunës dhe organizatës në fjalë.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT