Kryetari Bahtiri inspekton punimet në shëtitore të qytetit

 

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka inspektuar punimet në rregullimin e shëtitores së qytetit, të cilat po zhvillohen me dinamik më të shpejtë pas përmirësimit të kushteve atmosferike.
Kryetari Bahtiri inspektoi punimet në tërë qendrën e qytetit, ku nga punëtorët e kompanisë përfituese për kryerjen e punëve, u informua për mbarëvajtjen e punëve.
Menaxherë e punimeve të Kompanisë  “Jehona” sh.p.k, nga Malisheva, i thanë kryetarit Bahtiri se punët po shkojnë mirë dhe se ato do të kryhen brenda afatit të përcaktuar.Edhe kësaj radhe kryetari Bahtiri kërkoi nga punëkryesi cilësi dhe efikasitet në punë, ndërkohë që tërhoqi vërejtjen që gjatë punimeve të kenë kujdes, në mënyrë që të mos shkaktojnë dëmtime tjera të infrastrukturës.
“Me këto inspektime  të shpeshta dua që të inkurajoj punëkryesin që të bëjë punë cilësore dhe që të mos i tejkaloj afatet, meqë do të dëmtohen qytetarët dhe pronarët e bizneseve. Nga ajo që vërejta, punëtorët janë të kujdesshëm dhe të angazhuar në punë. Ky është një investim i madh i BE-së, në të cilin participon  edhe komuna, për çka ne e falënderojmë BE-në”, tha kryetari Bahtiri.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT