Kryetari Bahtiri inspektoi edhe njëherë punimet në Zonën e Lirë Ekonomike (foto)

Kryetari Bahtiri, duke u njoftuar, se pas rrafshimit të terrenit, ka filluar ndërtimi i murit mbrojtës në gjatësi prej dhjetëra metrash. Ai tha me këtë rast vlerësoi se Kompania “Haxha Com”, po bënë një punë të mirë dhe është duke iu përmbajtur projektit.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri,  ka inspektuar edhe njëherë punimet në ndërtimin e infrastrukturës në Zonën e Lirë Ekonomike në Frashër, të cilat është duke i kryer Kompania “Haxha Com”. Bashkë me kryetarin Bahtiri ishte edhe drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Besnik Beka.

Kryetari Bahtiri, duke u njoftuar, se pas rrafshimit të terrenit, ka filluar ndërtimi i murit mbrojtës në gjatësi prej dhjetëra metrash. Ai tha me këtë rast vlerësoi se Kompania “Haxha Com”, po bënë një punë të mirë dhe është duke iu përmbajtur projektit.
“Punët po përparojnë mirë. Projekti po shkon përpara fazë-fazë dhe do të vazhdoj sipas mjeteve që sigurohen për këtë investim ët rëndësishëm. Unë inkurajoj punëtorët e kompanisë që të vazhdojnë me këtë ritëm për të kryer punën e besuar dhe në mënyrë cilësore në afatin e paraparë dhe sipas kontratës”, ka thënë kryetari Bahtiri.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT