Kryetarët e komunave i japin mbështetje Bahtirit që Isa Boletini të rivarroset në vendlindje

Pas deklarimeve publike ku e ka kundërshtuar ashpër vendimin Këshillit Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini në Vlorë me 10 qershor, tash Agim Bahtiri po merr mbështetje edhe nga shumë kryetarë të komunave të Kosovës për t’u shfuqizuar vendimi i sotit.

Para pak minutash në një prononcim për Veriu.info Bahtiri ka treguar se deri më tash ka marrë dhjetra telefonata nga kryetarët e komunave të Kosovës, të cilët po i japin mbështetje të madhe.

“Unë sot kam marrë dhjetra telefonata nga kryetarët e komunave, ku ata po shprehin mbështetje të madhe për kundërshtimin tim që të anulohet vendimi i sotit i Këshillit. Kryetarët tani do të dalin edhe publikisht ta shprehin përkrahjen tyre, sepse të gjithë janë të bindur se eshtrat e Isa Boletinit duhet të prehen në vendlindjen e tij”, tregon Bahtiri për Veriu.info, duke thënë se pret mbështetjen edhe nga kryeministri Musfata që ta shfuqizoj këtë vendim.

Kryetari i Mitrovicës tregon se nesër do të organizohet një tryezë me intelektualët e Mitrovicës dhe shoqatat që veprojnë në këtë qytet, në mënyrë që të gjithë së bashku të dalin në përkrahje të vendimit fillestar që Isa Begu të rivarroset në Boletin.

“Unë sot kam marrë edhe qindra telefonata nga intelektual, historianë e veprimtar të çështjes kombëtare, si nga vendi dhe nga diaspora të cilët po më japin mbështetje për anulimi i këtij vendimi shumë të gabueshëm të sotit, e të cilët po zotohen se do të japin maksimumin për të bërë çdo gjë që Isa Boletini të rivarroset aty ku e ka vendin, në Boletin”. /Veriu.info/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT