Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar në Panama që Amerika Latine ta njoh pavarësinë e Kosovës.
Në një intervistë të dhënë për agjencinë spanjolle EFE, e cila është botuar në mediat kryesore të vendeve Amerikanolatine dhe botërore, Veseli ka thënë se njohja e Kosovës nuk ka kurrfarë implikimi për gjendjen e brendshme të vendeve të Amerikës Latine.
“Ne duam që të na shohin si një shteti i ri dhe demokratik, i cili ka për qëllim paqen, demokracinë dhe zhvillimin ekonomik”, citohet të ketë thënë kryeparlamentari Veseli për agjencinë spanjolle EFE.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po merr pjesë si i ftuar nderi në mbledhjen e asamblesë parlamentare Euro-Amerikanolatine Parlamentare (Eurolat), që po i zhvillon punimet e saj prej ditës së djeshme në Panama dhe ai kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Amerika Latine.
“Më shumë se gjysma e vendeve të Amerikës Latine nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, tha sot Veseli për EFE.
Panamaja, Kosta Rika, Honduras, Republika Dominikane dhe Kolumbia janë disa nga vendet e kontinentit që kanë pranuar autoritetin e Prishtinës. “Njohja e Kosovës nuk ka kurrfarë implikimi për gjendjen e brendshme të vendeve të Amerikës Latine (…). Ne duam që të na shohin si një shteti i ri dhe demokratik, i cili ka për qëllim janë paqen, demokracinë dhe zhvillimin ekonomik”, tha kryetari i Kuvendit të këtij vendi.
Kosova, sipas Veselit, kërkon të sigurojë një “komunikimin politik dhe ekonomik” me Amerikën Latine. Në fakt, vendi ndodhet në gadishullin e Ballkanit në Evropën juglindore dhe ka dy ambasada në Amerikë, një në Uashington dhe një në Panama.
E përkrahur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, me përjashtim të Spanjës, Kosova me 1.8 milionë banorë në vitin 2008 shpalli pavarësinë prej Serbisë, e cila ende e konsideron krahinë autonome, shkruajnë shumica e mediave më të mëdha botërore, duke cituar intervistën e kryeparlamentarit Veseli për agjencinë spanjolle EFE.
- Advertisement -