Kryendeshja Arsenal dhe Chelsea pa fitues

Arsenali dhe Chelsea kanë ndarë pikën në kryendeshjen e javës së 34-të në Premier Ligë.

Takimi i zhvilluar në Emirates përfundoi me rezultat 0 me 0 pavarësisht rasteve të shumta nga të dy skuadrat.

Chelsea pati raste më të mira në pjesën e parë duke rrezikuar përmes Oscarit dhe Ramiresit, ndërsa “Topçinjtë” rrezikuan në pjesën e dytë e dytë përmes Monrealit, Mertesackerit dhe Welbeckut.

Ky barazim mban distancën prej dhjetë pikëve në mes të dy skuadrave. Chelsea është lider me 77 pikë, ndërsa Arsenali me pikë të barabarta me Manchester Cityn është i treti në tabelë.

Dy skuadrat londineze kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar se City. Chelseat tash i duhen edhe dy fitore në pesë ndeshjet e ardhshme për të siguruar titullin.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT