Kryeministri Ramush Haradinaj, viziton Prekazin heroik (FOTO)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt, transmeton Drenica Press.

Kryeministri Haradinaj gjatë vizitës së tij në Prekaz u prit nga familja Rifat Jashari në kullën e tyre, ku Haradinaj shprehu respektin respektin e madh për sakrificën e Familjes Jashari.

Haradinaj me rastin e festës së “28 Nëntorit” tha “Kujtojmë dhe nderojmë të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe atdhetarët, që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Qofshim gjithmonë të bashkuar, si shqiptarë, në përpjekjet tona për një atdhe dhe të ardhme më të mirë për brezat që vijnë pas nesh!

Fotografia e Ramush Haradinaj