Kryeministri Mustafa uron FBK-në për pranimin në FIBA

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, nëpërmjet faqes së ti në Facebook ka uruara Federatën e Basketbollit të Kosovës për pranimin në FIBA. Mustafa shpreh gatishmërinë e Qeverisë të cilën e udhëheq që ta ndihmoj sportin në përgjithësi.
Ja postimi i plot i Kryeministrit Mustafa
Të dashur miq,
Dua të ndajë me Ju gëzimin për pranimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit.
Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë ne, qytetarët e Republikës së Kosovës. Është mundësia që e kanë merituar gjithmonë basketbollistët e talentuar kosovarë.
Qeveria të cilën unë e drejtoj, do ta ndihmojë zhvillimin e basketbollit dhe sportit në përgjithësi. Që sportistët tanë të ndjehen krenarë me vendin e tyre dhe me sukseset e tyre ta lartësojnë atdheun tonë. I.M.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT