Kryeministri Mustafa ska rrjet interneti, gafë në Twitter (Foto)

Stafi i kryeministrit Isa Mustafa ka bërë sot një gafë. Ata kanë postuar në llogarinë e kryeministrit në Twitter, një muhabet privat mes tyre.
 Shumica e liderëve nuk menaxhojnë drejtpërdrejtë llogaritë e tyre në rrjetet sociale. Ata në shumicën e rasteve vetëm aprovojnë postimet në ato llogari. Por ndryshe duket se vepron kryeministri Isa Mustafa. Ai duket të mos ketë besim shumë te stafi i tij, pasi përkujdeset vetë për komentet, reagimet e deklaratat që i poston në Facebook dhe Twitter.

Ndjekësit e kryeministrit Mustafa e kanë kuptuar që të dielën shefi i ekzekutivit ka pasur probleme me internet. Krejt kjo shkaku i një pakujdesie të stafit që ja menaxhon llogarinë në Twitter.

Kështu vetë kryeministri kishte kontaktuar shefen e tij të kabinetit Vlora Dumoshi duke u ankuar për mungese interneti dhe duke kërkuar nga ajo që të ja postojë një koment në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook.

Por porosia e kryeministrit, bashkë me komentet tjera, e tëra përfundoi në llogarinë e tij në Twitter. (lajmi.net)

- Advertisement -

MË TË FUNDIT