Kryeministri Mustafa ka pritur në takim myftiun e Kosovës, Naim Tërnava

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në takim myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij në Bashkësinë Islame të Kosovës.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa i ka njoftuar me prioritetet e Qeverisë dhe fokusimin për zhvillimin ekonomik dhe avancimin e proceseve të gjithmbarshme në Republikën e Kosovës.
Kryeministri vlerësoi rolin konstruktiv të komuniteteve fetare në Kosovë në proceset demokratizuese si dhe për tolerancën ndër fetare që ka karakterizuar gjithmonë Kosovën, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për bashkëpunim në avancimin e mëtutjeshëm të proceseve.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar kryeministrin Mustafa për detyrën, duke i ofruar bashkëpunimin e Bashkësisë Islame për realizimin e objektivave zhvillimore të Qeverisë së Kosovës.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT