Kryeministri Kurti kërkon falje që e ngatërroi Besarta Jasharin, ka një arsyetim për gabimin e tij

Kryeministri Kurti ka kërkuar sot falje, që në fjalimin e djeshëm në seancën solmene të Kuvendit, iu drejtua Besarta Jasharit, si vajza e Kryekomandantit Adem Jasharit. Për këtë gabim, pati edhe një arsyetim.

Kryeministri Albin Kurti ka nisur sot fjalën e tij në Akademin përkujtimore për nder të Epopesë së UÇK-së me një kërkimfalje, për një gabim të bërë dje në Kuvend, shkruan Gazeta Express.

“Fillimisht më lejoni t’ju kërkoj falje që në tekstin e fjalimit të djeshëm më është përvjedhur një gabim, dhe, kam thënë që, Besarta është vajza e Kryekomandantit Adem Jashari, në vend se të them e Hamëz Jasharit, ka thënë Kryeministri.

Më pas ka vazhduar me shpjegimin se pse e ka bërë këtë gabim.

“Mirëpo shtrohet pyetja pse nuk e vërejta këtë gabim, teksa e lexoja tekstin. Ka mundësi që kjo është për shkak se shpeshherë më ngjan që të gjithë ne që jemi gjallë, jemi fëmijë të Kryekomandantit Adem Jashari”, ka thënë Kurti.

Fjalimin, Kurti e ka vazhduar, duke nderuar pjesëmarrësit nga familja Jashari aty.

Dje, në seancën solemne, për nder të 24 vjetorit të rënies së familjes Jashari, Kryeministri, duke folur për të vetmen të mbijetuar nga masakra, Besarta Jasharin, tha se “E vetmja e mbijetuar e familjes Jashari nga kjo masakër, që ka arritur të tregojë ngjarjen si e ka parë me sytë e saj – është vajza e kryekomandantit Adem Jasharit – Besarta”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT