Kryeministri Isa Mustafa e hapi Kampionatin Botëror në Hendboll për Shtetet në Zhvillim

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, e hapi sot Kampionatin Botëror në Hendboll për Shtetet në Zhvillim, për meshkuj, i cili do të zhvillohet në Prishtinë dhe Gjakovë.

 

Para të pranishmëve në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, kryeministri Mustafa theksoi rëndësinë e madhe që ka për Kosovën ky eveniment sportiv, duke e vlerësuar si një mundësi shumë të mirë për prezantimin e vlerave të sportit kosovar dhe botëror

“Dua të shpreh kënaqësinë time dhe të qytetarëve të Kosovës që po mbahet një kampionat i tillë, i pari në Kosovë, me një pjesëmarrje mjaft të madhe të shumë vendeve miqësore.

 

E përgëzoj Federatën tonë të Hendbollit për një punë shumë të madhe, të përkushtuar, që ka bërë dhe përkrahjen e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit”, ka thënë kryeministri Mustafa.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT