Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së 24 kamionëve për njësitë e zjarrfikësve të 24 komunave të Republikës së Kosovës, projekt i financuar nga Qeveria e Kosovës. Kryeministri Mustafa, me këtë rast, para të pranishmëve e konsideroi një ngjarje të rëndësishme duke iu referuar faktit se bëhet fjalë për përkujdesjen për pajisjen e një fushe e cila është tepër e rëndësishme, që mbulon ruajtjen e jetëve të qytetarëve, ruajtjen e pasurisë dhe poashtu të njerëzve që merren me këtë fushë. “Edhe periudha e kaluar e angazhimit tonë për të gjetur një zgjidhje, na ka ndihmuar që të kemi përgjigje më të saktë edhe sa i përket statusit të zjarrfikësve, i cili duhet të përcaktohet mirë me ligj dhe duhet të ndryshohet. Edhe sa i përket nevojës së pajisjes më të madhe sidomos në ato mjedise, komuna, ku njësitë e zjarrfikësve nuk janë të pajisura mirë. Çështja e menaxhimit mbetet pastaj çështje të cilën ne do ta rregullojmë, përkufizojmë dhe përfundojmë në pikëpamje ligjore dhe do të gjendet zgjidhja më e mirë, në mënyrë që ky shërbim të funksionojë mirë dhe në mënyrë që qytetarët të jenë të kënaqur dhe poashtu edhe bizneset me shërbimet që do t’iu ofrohen”, tha kryeministri. Kryeministri Isa Mustafa poashtu theksoi se bëhet fjalë për investime të konsiderueshme, afro 5.3 milionë euro, për 38 kamionë të zjarrfikësve, 24 prej të cilëve iu shpërndanë njësive të zjarrfikësve nëpër komuna. “Mendoj se është një punë shumë e mirë që e ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme, kujdes shumë i madh dhe poashtu ju premtoj se në këtë fushë ne do të investojmë edhe më tutje dhe do të tregojmë një kujdes të veçantë. Ju uroj për këtë sukses që po arrini sot, punë të mbarë zjarrfikësve, sepse i dimë edhe vështirësitë, përgjegjësinë dhe kushtet e punës, në të cilat ata punojnë dhe poashtu ju premtoj se shumë shpejt ne do të gjejmë zgjidhjen përfundimtare, me të cilat ju duhet të jeni të kënaqur”, tha kryeministri Isa Mustafa, para të pranishmëve. Gjatë ceremonisë, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, kryeministri Mustafa në mënyrë simbolike iu dhuroi zjarrfikësve çelësat e kamionëve.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së 24 kamionëve për njësitë e zjarrfikësve të 24 komunave të Republikës së Kosovës, projekt i financuar nga Qeveria e Kosovës.
Kryeministri Mustafa, me këtë rast, para të pranishmëve e konsideroi një ngjarje të rëndësishme duke iu referuar faktit se bëhet fjalë për përkujdesjen për pajisjen e një fushe e cila është tepër e rëndësishme, që mbulon ruajtjen e jetëve të qytetarëve, ruajtjen e pasurisë dhe poashtu të njerëzve që merren me këtë fushë.
“Edhe periudha e kaluar e angazhimit tonë për të gjetur një zgjidhje, na ka ndihmuar që të kemi përgjigje më të saktë edhe sa i përket statusit të zjarrfikësve, i cili duhet të përcaktohet mirë me ligj dhe duhet të ndryshohet. Edhe sa i përket nevojës së pajisjes më të madhe sidomos në ato mjedise, komuna, ku njësitë e zjarrfikësve nuk janë të pajisura mirë. Çështja e menaxhimit mbetet pastaj çështje të cilën ne do ta rregullojmë, përkufizojmë dhe përfundojmë në pikëpamje ligjore dhe do të gjendet zgjidhja më e mirë, në mënyrë që ky shërbim të funksionojë mirë dhe në mënyrë që qytetarët të jenë të kënaqur dhe poashtu edhe bizneset me shërbimet që do t’iu ofrohen”, tha kryeministri.
Kryeministri Isa Mustafa poashtu theksoi se bëhet fjalë për investime të konsiderueshme, afro 5.3 milionë euro, për 38 kamionë të zjarrfikësve, 24 prej të cilëve iu shpërndanë njësive të zjarrfikësve nëpër komuna.
“Mendoj se është një punë shumë e mirë që e ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme, kujdes shumë i madh dhe poashtu ju premtoj se në këtë fushë ne do të investojmë edhe më tutje dhe do të tregojmë një kujdes të veçantë. Ju uroj për këtë sukses që po arrini sot, punë të mbarë zjarrfikësve, sepse i dimë edhe vështirësitë, përgjegjësinë dhe kushtet e punës, në të cilat ata punojnë dhe poashtu ju premtoj se shumë shpejt ne do të gjejmë zgjidhjen përfundimtare, me të cilat ju duhet të jeni të kënaqur”, tha kryeministri Isa Mustafa, para të pranishmëve.
Gjatë ceremonisë, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, kryeministri Mustafa në mënyrë simbolike iu dhuroi zjarrfikësve çelësat e kamionëve.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT