Kryeministri Isa Mustafa ditën e enjte ka zgjedhur që të vizitojë rajonin e Anamoravës.
Në një njoftim për media nga zyra e kryeministrit bëhet e ditur edhe itinerari i kryeministrit Mustafa.
Ai fillimisht do të ndalojë në komunën e Novobërdës, komunë kjo e banuar me shumicë serbe ku do të takohet me kryetarin e Komunës, Svetislav Ivanoviq.
Pastaj Mustafa rrugën e tij do ta vazhdojë në komunën që udhëhiqet nga bashkëpartiaku i tij, Lufti Haziri.
Pas takimit me të parin e Gjilanit, Mustafa do të vizitojë edhe Fabrikën e Duhanit në Gjilan si dhe do të vizitojë kompaninë Ask Food në fshatin Livoq.
Mustafa në vazhdën e këtij rrugëtimi do ta vizitojë edhe kompaninë Fluidi/Rc Cola në fshatin Velekincë të Gjilanit.
- Advertisement -