Kryeministri i Armenisë lë postin e kryeministrit

Kryeministri i Armenisë, Hovik Abrahamjan ka dhënë dorëheqjen, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave Abrahamjan duke i ofruar dorëheqjen Presidentit të vendit Serzh Sarkisjan tha: ”Qasja e vërtetë dhe e sinqertë ka dhënë frytet e saj, por ndarja në shoqëri ende vazhdon. Shoqëria dhe qeveria duhet të punojnë së bashku. Ndërsa për këtë duhet një fillim i ri. Duhet ti jepet mundësi një qeverie të re.”

Abrahamjan i cili është nënkryetari i Partisë Republikane të Armenisë ishte në këtë post prej datës 13 prill 2014.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT