Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pritet të takohet me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Shtëpinë e Bardh.

Para shkuarjes në Uashington, Hoti dha kabineti i tij janë testuar për COVID 19.

“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe pjesëtarët e kabinetit qeveritar që do të udhëtojnë me të për në Uashington, për shkak procedurave standarde që po aplikohen aktualisht, janë testuar për COVID 19.

As kryeministri Hoti, as pjesëtarët e kabinetit qeveritar që do ta shoqërojnë atë, nuk kanë asnjë shenjë që lidhet me gripin, mirëpo testimi është bërë për t’iu përmbajtur procedurave të kërkuara të udhëtimit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Komunikim Publik.