Kryeministri Dimitriev ua uron Bajramin qytetarëve mysliman

Muaji i shenjtë i Ramazanit është muaji më fisnik dhe më i lumtur për ju qytetarë të besimit Islam. Ditët që i lamë pas kaluan në frymën e durimit dhe përmbajtjes dhe bujarisë. Përkushtimi i cili ishte tipar dallues në mendimet e çdo besimtari Islam në ditët e kaluara në agjërim, le të jetë edhe më tej tipar dallues i cili do t’ju shpie nëpër shtigjet e suksesit, si në kuadër të familjes, ashtu edhe në planin afarist dhe profesional, shkruan në urimin me rastin e festës së madhe myslimane, Ramazan Bajramit, të kryeministrit Dimitriev, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Duke ua uruar festën, Dimitriev, Dimitriev ka shprehur bindjen se në frymën e mësimeve të mira fetare, në frymën e bashkëjetesës së përbashkët në këto hapësira edhe në të ardhmen do të vazhdojmë ti kultivojmë parimet e respektit, mirëkuptimit, parimeve të ndihmës dhe bashkëjetesës midis qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, nga të gjithë besimet dhe etnitë./Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT