Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, nuk është parë të shkojë në zyre tash e disa ditë.

Klan Kosova mëson se shefja e diplomacisë kosovare është infektuar me COVID-19 dhe po qëndron  në Gjermani.

Për këtë vetë Gërvalla nuk e ka thënë asnjë fjalë publikisht dhe nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike. Njëjtë ka bërë dhe shefi i kabinetit të saj Sharr Jakupi.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se nuk ka asnjë informacion nëse Gërvalla është e infektuar me koronavirus ose jo, njofton Klan Kosova.

Dy zyrtarë të Ministrisë së Punëve të jashtme, këshilltarja Blerta Aliu nuk është përgjigjur në pyetjet për rastin e ministres, kurse zyrtari për media, Arben Rugova tha se s’ka informacione dhe se pyetjet duhet adresuar të kabineti.