Kroatët e krahasojnë Berishen me basketbollistin e njohur të NBA

Dardan Berisha është pritur mirë nga mediat kroate, të cilat e vlerësojnë lart lojtarin më të mirë të Kosovës.

Ylli i Sigal Prishtinës nënshkroi sot kontratë tri-vjeçare me gjigantin kroat, Cibona.

‘Crosarka.com’ shkruan se Berisha njihet si Iversoni i Kosovës, për shkak të cilësive që ka.

Ata lavdërojnë lojtarin edhe për paraqitjen e bërë në miqësoren e vitit të kaluar, kur Cibona u sfidua nga Sigal Prishtina në nëntor në kryeqytetin kosovar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT