Kriza në Greqi: Çfarë do të ndodhë në 48 orët e ardhshme?

Ngjarjet kryesore që do të ndodhin në 48 orët e ardhshme dhe më tej në Greqi, pasi votuesit e refuzuan propozimin e BE-së për borxhin e shtetit.

48 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për Greqinë dhe Eurozonën, shkruan Telegraph.

Liderët politikanë dhe bankierët qendrorë duhet të marrin dy vendime të mëdha dhe të lidhura me njëri-tjetrin.
Për periudha afatgjate, ata duhet të vendosin nëse ka një të ardhme për Greqinë në Euro pas votës Jo dhe nëse do të vazhdojnë të bëjnë presion me bisedime për propozimin e paraqitur në referendum, transmeton lajmi.net.

Kurse, në periudhë afatshkurtër ata duhet të vendosin nëse do të vazhdojnë që ta mbajnë mbështetjen me kesh për t’i mbajtur bankat e shkatërruara të Greqisë nga kolapsi. Pa huatë emergjent prej 80 miliardë eurosh, bankat më të mëdha mund të përmbysen brenda ditësh, gjë që do e detyronte Greqinë të prezantojë një monedhë të re.

Më poshtë i keni ngjarjet kryesore që do të ndodhin në 48-orëshin e ardhshëm pas votave në Greqi.

Sot (6 korrik)

Takimi i institucioneve të BE-së
Jean-Claude Juncker, udhëheqësi i Komisionit Evropian, Donald Tusk, presidenti i shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, Jeroen Dijsselbloem, udhëheqësi i përdoruesve të monedhës në Eurogrup dhe Mario Draghi presidenti i Bankës Qendrore të Evropës do të mbajnë konferencë të përbashkët.

Vendimi i BQE në likuiditet

Këshilli Udhëheqës i Bankës Qendrore të Evropës, i përbërë nga shtetet anëtare, do të mbajë një takim. Ata do të diskutojnë nëse likuiditeti emergjent, që është në fuqi për referendumin, do të mund të mbahet ligjërisht e politikisht.

Takimi i Hollande e Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Francois Hollande do të takohen në Paris. Franca, mbrojtësja e fundit e Greqisë beson se një marrëveshje akoma mund të bëhet. Për më tepër, Franca beson se Euro duhet të jetë më demokratike, më pak shtrënguese nëse raste si Greqia duhet të shmangen. Ndërsa, Gjermania, kritikuesja më e ashpër e Greqisë beson se ky vend duhet të shërbejë si mësim – të vazhdohet me programet e reformave, të detyrohet disiplina fiskale nga qendra ose kaosi do të vijë.

E martë (7 korrik)

Adresimi në Parlamentin Evropian
Z. Tusk dhe Z. Chucker pritet t’i adresohen reprezentuesve të përzgjedhur evropianë në Parlamentin e Strasburgut. Priten fjalime të shumta.

Samiti i udhëheqësve të Eurozonës

Udhëheqësit e Eurozonës do të takohen në Bruksel. Herën efundit janë takuar të shtunën, një mëngjes pasi Tsipras u refuzoi ofertën 1.5 miliardëshe duke kërkuar referendum.

Përtej 48-orëshit

13 korrik

Greqia duhet të gjejë 465 milionë euro që ti paguajë Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ky është afati i fundit.

20 korrik

Në këtë datë Greqia duhet të gjejë 3.5 miliardë euro që t’i paguajë Bankës Qendrore Evropiane. Nëse nuk përmbushet, atëherë do të ndalen detyrimisht huadhëniet emergjente për bankat. Kolapsi financiar dhe dalja e Greqisë nga Eurozona është e pashmangshme.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT