Krijohet një vorbull në liqenin Texoma në SHBA (VIDEO)

Një vorbull e madhe uji është krijuar në liqenin Texoma, njërin prej rezervuarve më të madh të ujit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Videot që janë shpërndarë me shpejtësinë e dritës, kanë tërhequr edhe vëmendjen e autoriteteve.

Sipas Ushtrisë së SHBA-ve vorbulla ishte e gjerë rreth 2.5 metra, dhe mjaftueshëm e aftë për të tërhequr një anije të madhe.

Pavarësisht se duket si një fenomen i çuditshëm, në të vërtetë shpjegimi është shumë i thjeshtë. E gjitha ka ndodhur për shkak të shkarkimeve të kontrolluara nga përgjegjësit e këtij rezervuari.

“Është njëjtë sikurse në shtëpinë tuaj. Nëse ju ka ndodhur që të mbushni vaskën me ujë dhe pastaj ta hiqni piletën, atëherë do ta keni vënë re që është krijuar një mini-vorbull”, është shprehur BJ Parkey, ndihmës drejtor në këtë rezervuar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT