MXER është stacioni për kontroll të zërit (çmimi prej 100 dollarësh), dhe karakterizohet nga miksimi preciz i zërit/lojës, me fader të nivelit të studios. I pranishëm është Nahimic 7.1 Surround me koneksion USB, Wolfson DAC me konvertim digital-to-analog me cilësi të lartë 24bit/96kHz.
Platforma STND për kufje ka çmim të rekomanduar prej 50 dollarësh. Ajo karakterizohet nga kualiteti cilësor i punimit dhe korniza prej çelikut. I pranishëm është kalimi automatik i zërit – vendosja e kufjeve në STND, kur lidhet MXER, e kalon automatikisht zërin në altoparlantë, shkruan Koha. Heqja e kufjeve nga STND e kthen zërin në kufje.

Të gjitha audio produktet NZXT mbështeten me një garancion dy-vjeçar. Linja është kompatibile me çdo altoparlant analog apo kufje të brendeve të dizajnuara për PC ose konsola.