Krijesa e mistershme “njeriu-ujk” që po tmerron një familje në Angli (Foto)

Një “bishë” në Hull të Anglisë, thuhet të jetë parë me gjysmë trupi njeriu dhe gjysmë ujk, madje gjuetarët e kafshëve kanë dalë menjëherë në ndjekje për të zbuluar çfarë është në të vërtetë.

Disa e besojnë si një legjendë të vjetër, kur një njeri transformohet në njeri-ujk kur hëna është e plotë, transmeton lajmi.net.

Vendi ku ishte pa për herë të parë bisha e mistershme

Ndërkaq banorët e qytetit Hull, tani po e besojnë më tepër këtë, sepse janë më se të sigurt që e kanë parë me sytë e tyre që kjo qenie e mistershme ekziston vërtetë.

Një grua pretendon se e ka parë para syve të saj duke qëndruar në këmbët e prapme.

Raportuesit thonë se “bisha” është e ngjashme me krijesën nga filmi amerikan Ujku në Londër

“Qëndroi njëherë në këmbët e pasme më pas u ul në katër këmbë si një ujk, isha e tmerruar”, ka thënë ajo.

Banorët janë shqetësuar, ndërsa tani po kërkojnë këshilla nga ekspertët për krijesa të mbinatyrshme

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT