Kreu i Ipeshkvisë së Kosovës viziton Komunën e Drenasit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, sot ka pritur në takim Imzot Dodë Gjergji dhe stafin e tij ku kanë diskutuar për çështje të përgjithshme në Komunë dhe Ipeshkvinë e Kosovës.

Kryetari I Drenasit  ka njoftuar Imzot Dodë Gjergji për zhvillimet ekonomike, arsimore, bujqësore e shëndetësore në Komunën e Drenasit, ndërsa në veçanti Demaku ka njoftuar për Parkun e Biznesit dhe zhvillimet në atë zonë ekonomike që ka vlerësuar se është në interes të gjithë Kosovës.

Përfaqësuesi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji ka falënderuar kryetarin Demaku për tolerancën ndërfetare që kanë treguar si institucion. Në këtë takim është diskutuar edhe rasti i fundit në Llapushnik, ku kryetari Demaku tha se toleranca fetare do të vazhdoj edhe me tutje sepse është vlerë e trashëguar dhe respektuar shekuj më parë. “Bashkëjetesa ndërfetare është si vlerë kombëtare e trashëguar me shekuj dhe është një pasuri kombëtare”, ka thënë Demaku dhe ka shtuar se do të respektohen të drejtat e gjithsecilit të garantuara me kushtetutë, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT