Kreu i futbollit serb i befasuar nga Edi Rama

Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karadziq, s’ka pasur veç lëvdata për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

I mbetur i befasuar nga mikpritja që ju bë delegacionit serb në Shqipëri, Karadziq tregoi se si ishte ta përcillte ndeshjen me të parin e ekzekutivit shqiptar.

“Rama është i mrekullueshëm, zotëri. Kërkoi të fotografohej me mua pas pjesës së parë. Na uroi pas ndeshjes, ka thënë se kështu është futbolli, në mënyrë stoike i pranoi të gjitha”, ka thënë numri një i futbollit serb.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT