Kreu i FBI-së krijon incident diplomatik mes ShBA-së dhe Polonisë

Një shkrim i kreut të FBI-së James Comey në një të përditshme amerikane për holokaustin ka bërë që mes ShBA-së dhe Polonisë të krijohet gati një përplasje diplomatike.

Në shkrimin e tij në “Washington Post”, Comey ka lënë të kuptohet se disa polakë kanë qenë bashkëpunëtorë të nazistëve në kampet famëkeqe të holokaustit ku vdiqën miliona hebrenj.

Por, komentet e shefit të FBI-së kanë indinjuar Poloninë që thirri me urgjencë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Varshavë dhe kërkoi një falje prej tij.

Pas takimit dhe diskutimit me tone të nxehta me ministrin e Jashtëm polak ambasadori amerikan Stephen Mull, tha se Amerika beson që për ato ngjarje tragjike, Gjermania naziste është përgjegjësja e vetme.

Rreth 6 milionë polka u vranë nga trupat hitleriane gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjysma e tyre hebrenj.

Në artikullin e botuar me qëllim shtimin e informacionit mbi Holokaustin, Comey shkruante: “Në mendjen e tyre, vrasësit dhe bashkëpunëtorët e Gjermanisë, Polonisë, Hungarisë dhe shumë e shumë vendeve të tjera, nuk kishin bërë ndonjë gjë të keqe. Ata e kishin bindur veten se po bënin gjënë e duhur, se po bënin atë që duhet të bënin”.

Edhe presidenti polak Bronislaë Komoroëski reagoi ashpër ndaj këtyre komenteve gjatë një prononcimi në në televizionin shtetëror. Ai tha se të tilla pohime ishin një fyerje për mijëra polakët që kanë ndihmuar hebrenjtë.

Edhe më e ashpër u tregua kryeministrja Eëa Kopacz. “Të gjithë atyre personave të paaftë për ta rrëfyer historinë ndershmërisht, dua t’iu them se Polonia nuk bërë krime, por ka qenë viktimë e Luftës së Dytë Botërore. Nga zyrtarët që marrin përsipër të flasin për këtë çështje, pres njohuri sa më të plota historike”, tha Kopacz.

Ambasadori Mull, i cili të dielën ishte i pranishëm në ceremonitë kremtuese të 72-vjetorit të rebelimit kundër nazistëve në geton e Varshavës, lëshoi një deklaratë me këtë rast, ku sqaronte se mendimi që polakët mund të kenë qenë në ndonjë mënyrë përgjegjës për Holokaustin, nuk përfaqëson pozicionin e Shteteve të Bashkuara.

Ai shtoi megjithatë se në tërësi, mesazhi i shkrimit e ka një të vërtetë brenda e ai është fakti që mjaft njerëz asokohe i ndihmuan nazistët apo thjesht nuk bënë sa duhet në përgjigje të masakrave, e persona të tillë, siç tha diplomati, ka pasur edhe në Amerikë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT