Në 23 vjetorin e ditës së çlirimit të Kosovës, në fshatin Reçak të Shtimes është bërë inaugurimi i tri shkronjave të simbolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, “UÇK”.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni ka qenë dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.
Mehaj tha se shkronjat UÇK janë më të bukurat që ekzistojnë në vend. Ai shtoi se Reçaku mbledh popullin për të mos harruar të kaluarën.
- Advertisement -