Një ngjarje tragjike ka shokuar vendin mbrëmë, ku një burrë vrau gruan dhe dy djemtë e tij, e më pas edhe vetën. Viktimat ishin për pushime në Kosovë dhe planifikonin të ktheheshin sot në Zvicër, shkruan Gazeta Metro.

Rasti ndodhi rreth orës 18:00 mbrëmë në fshatin Pozhoran të komunës së Vitisë.

Nga prokuroria Themelore në Gjilan u konfirmua rasti tragjik, ku edhe njoftoi se sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje.

Gazeta Metro ka mësuar se katër anëtarët e familjes jetonin në Zvicër, ndërsa aktualisht gjendeshin në Kosovës.

Sipas raportimeve dyshohet se deri tek akti barba kishte ardhur pas një mosmarrëveshje mes çifti që ishte kohë më parë, mirëpo një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar nga organet kompetente.

Rreth katër orë e gjysmë pas aktit makabër, trupat e katër viktimave janë larguar nga shtëpia në Pozhoran.

Ata u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Pas nxjerrjes së trupave, ka folur Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Gjilanit, i cili tha se kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë.

“Policia në Viti është njoftuar rreth orës 18:00 për disa të shtëna me armë zjarri dhe njësitet me urgjencë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe nga hetimet e para është parë që ka viktima. Kjo vrasje e katërfishtë na ka trondit të gjithëve, jo vetëm fshatin”, ka thënë ai për media.

Nënkoloneli Azemi dha pak detaje teksa ritheksoi se janë në fazën fillestare të hetimeve dhe janë duke ekzaminuar çdo dëshmi që mund të lidhet me ngjarjen.

“Kemi filluar me ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe dëshmitarët e mundshëm rreth rastit. Fokusi jonë ka qenë ekzaminimi i vendit të ngjarjes që të gjejmë çdo dëshmi nga vendi i ngjarjes. Ekipet ende janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes dhe jemi në fazën fillestare të hetimeve. Nga hetimet e para mund të them se tre viktima kanë qenë brenda shtëpisë dhe një viktimë në oborrin e shtëpisë”.

“Dyshimi fillestar është që kryefamiljari brenda shtëpisë ka vrarë gruan dhe dy fëmijët e tij dhe në kopsht ka vrarë vetën – e gjithë kjo mbetet dyshimi fillestar nga hetimet që janë duke u bërë”, ka thënë ai.

Ky është rasti i dytë kur një mërgimtar vranë familjen e tij, pasi një rast i njëjtë ka ndodhur edhe rreth dy javë më parë, ku një kosovar ka vrarë gruan dhe fëmijën në Munchen të Gjermanisë. //gazetametro.net