Kreativitet në Karantinë nga drenicasi, Alban Mehmeti

Të shkruash me zjarr, është arti që nuk praktikohet shumë  në Kosovë e që ndryshe njihet si “Pyrography”. Alban Mehmeti, nga komuna e Skenderajt, është ndër personat e vetëm që e zhvillojnë  këtë art.

E, inspirimi thotë t’i ketë ardhur nga videot  e shumta në rrjetet sociale.“Jam marrë gjithmonë më vizatime, punime nga druri por, kjo teknikë mu ka dukë  shumë e veçantë. E vendosa më praktiku, e porositem Pirografin nga jashtë , mjeti i cili e bën djegien e drurit dhe tash po funksionon shumë mirë.’’  tregon Albani.

Derisa bota është përfshirë nga pandemia e Korona virusit dhe njerëzit  po qëndrojnë brenda, kohën po e kalojnë në mënyra të ndryshme. Por, ky i ri ka vendosur që gjithë përkushtimin gjatë kësaj periudhe ta ketë tek punimet e tij të veçanta nga druri.

22 vjeçari tregon se është një periudhë e mirë reflektimi, ka kohë të plotë të merret më atë që e don më së shumti, artin.

‘‘Nga çdo situatë mund të nxjerrësh diçka të mirë, edhe unë këtë po e bëj. Jam fokusuar tërësisht në punimet më pyrograf, këto janë ndoshta edhe punime që pas një kohe do të kenë vlerë më të madhe për mua, pasi janë bërë në një situatë të pazakontë për botën.’’ shtoi ai.

Ai po ashtu mendon se të gjithë mund të merren më diçka gjatë kësaj kohe. Të zbulojnë ndoshta edhe talentet e tyre të fshehta.

Kjo formë e artin daton që nga parahistoria. Vizatimi ishte metoda e parë që njeriu përdori për të treguar histori dhe për të komunikuar. Dhe pas zbulimit të rëndësishëm të zjarrit, u shpik forma e hershme e “djegies së drurit”.

Tani kjo metodë është avansuar shumë, dukë përfshirë mjetët që përdorën për ta praktikuar këtë art.

Shkruan Albijona Hoxhaj

- Advertisement -

MË TË FUNDIT