Profesori në Degën e Gazetarisë Dr. Milazim Krasniqi, u është kundërpërgjigjur deklaratës së ish-truprojës të Sali Berishës, Izet Haxhisë, i cili mbrëmë në profilin e tij personal në Facebook kishte shkruar një postim të gjatë, ku në të kishte përdhosur rëndë figurën e ish-Presidentit Ibrahim Rugova.
Krasniqi në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar për moralin që Rugova kishte, duke thënë se ishte njeri me moral dhe familjarë ‘’Ibrahim Rugova ka qenë njeri shumë i moralshëm dhe shumë familjar. Kam punuar shumë vite me të, por kurrë në jetë as edhe një fjalë të pamatur prej tij nuk e kam dëgjuar.’’, ka shkruar Krasniqi.
Ky është postimi i plotë I Milazim Krasniqit:
”Të përpiqesh të njollosësh Ibrahim Rugovën moralisht, (si “maniak sexi”) kjo është një ndyrësi, një poshtërsi, një idiotësi. Ibrahim Rugova ka qenë njeri shumë i moralshëm dhe shumë familjar. Kam punuar shumë vite me të, por kurrë në jetë as edhe një fjalë të pamatur prej tij nuk e kam dëgjuar. Nuk ka mundur ta dëgjojë kurrë askush. Si është e mundur të etiketohet për së vdekuri kështu?! A ka fund ky pasion pervers për të përdhosur gjithçka?!’’, shtoi Krasniqi.
- Advertisement -