Krasniqi, për rastin “Kleçka” diskuton edhe me ambasadorin Cliff

Sipas një njoftimi të Nisma për Kosovën, në kuadër të takimeve me përfaqësuesit e korit diplomatik të akredituar në Kosovë, udhëheqësit e Nismës për Kosovën, të kryesuar nga kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, sot kanë zhvilluar takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jan Cliff.
“Në takimin e zhvilluar mes udhëheqësve të Nismës për Kosovën dhe ambasadorit britanik, Jan Cliff, është diskutuar për situatën aktuale, ku kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi i ka shprehur shqetësimet e Nismës rreth skandalit të fundit të EULEX-it në rastin Kleçka, të publikuara ditë më parë në gazetën Koha Ditore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT