Krasniqi: Ne shqiptarët me shekuj e kemi odën institucion

 

Fushata parazgjedhore për të parin e Drenasit që po zhvillohet edhe nëpër oda, disa “intelektual” po e quajnë primitive duke pohuar se ne po kthehemi prapa në kohë!

Kundër këtyre mendimeve është njohësi i rrethanave politike në vend, profesori dhe publicisti i njohur, Milazim Krasniqi.

Për Krasniqin odat janë institucion, ngase odën e kemi shfrytëzuar në maksimum, si për aktivitetet politike të rezistencës paqësore, ashtu edhe për luftën e armatosur.

“Ata që bëjnë të çuditurin për tubimet politike që mbahen nëpër oda në Drenicë, thjesht zbulojnë se janë tjetërsuar shpejt nga jeta shqiptare. Ne shqiptarët me shekuj e kemi odën institucion. Edhe në decenien e luftës finale për pavarësi, 1989-1999, odën e kemi shfrytëzuar në maksimum, si për aktivitetet politike të rezistencës paqësore, ashtu edhe për luftën e armatosur”, ka thënë Krasniqi.

Për Krasniqin komunikimi politik dhe ai medial jashtë odave është nën nivelin e etikës së komunikimit në odat shqiptare!

”Prandaj, nuk është e drejtë të flitet me qesëndi për këtë institucion, për këtë medium nacional. Fatkeqësia është se sot komunikimi politik dhe ai medial jashtë odave, është nën nivelin e etikës së komunikimit në odat shqiptare, ku është respektuar edhe mendimi tjetër edhe dinjiteti i secilit”, ka nënvizuar Krasniqi./Drenicapress.info/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT