Krasniqi: Mos u acaroni nga injorantët islamofobë, sepse ata nuk dinë

 

Publicisti dhe profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar lidhur me dabatin e fundit rreth përkatësisë fetare të futbollistëve në Përfaqësuesen Shqiptare.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka porositur që të mos acarohemi nga injorantët islamofobë, sepase ata nuk dinë.
Sipas profesorit universitar ata (islamofobët)  nuk e dinë që Hoxha Tahsini dhe Ymer Prizreni ka rënë në sexhde, Abdyli ka marrë edukim në teqe, Papa Kristo Negovani ka bërë kryq si ortodoks, (dhe ka rënë dëshmor i shqiptarisë) Gjergj Fishta ka bërë kryq si katolik.
Sipas Krasniqit islamofobët i ka kapluar paniku pasi kombi ynë po ngritet.
“Tash që po ringrihet kombi ynë edhe mbi lirinë e besimeve fetare, ata i ka kapur paniku. Dhe gënjejnë se gjoja po e mbrojnë harmoninë fetare! Jo. Harmonia fetare ndër ne është e garantuar nga besimtarët. Dhe kombi ynë është i fortë edhe me diversitetin e tij”, përfundon reagimin e tij në Facebook, Milazim Krasniqi.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT