Krasniqi: Lirimi i Limajt, lajm jo i mirë për pushtetarët

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi nëpërmjet një komunikate për media ka uruar bashkëpartiakun e tij Fatmir Limaj për aktvendimin lirues nga Gjykata e Apelit.

Krasniqi përves se ka uruar Limajn dhe bashkëluftëtarët e tij që kanë qenë të akuzuar për krime lufte në rastin “Kleçka”, nuk ka harruar që të përmend edhe pushtetarët.

Sipas tij ky nuk është lajm i mirë për ata.

Komunikata e plotë e Krasniqit:

“Lirimi i Fatmirit dhe i gjithë të tjerëve nga Gjykata e Apelit, pas dy shpalljeve i pafajshëm nga Gjykata e shkallës së parë, pas disa përpjekjeve politike për të gjetur fajësi, vërtetë është lajm i mirë, jo vetëm për të akuzuarit, por edhe Drejtësinë tonë goxha të lënduar!

Në një rast të tillë, urimi ju shkon dhe ju shkon shumë familjarëve që për vite jetuan nën ankthin e frikës, frikë që nuk i lejonte ta gëzonin lirinë e fituar me sakrifica të shumta. Është lajm i mirë për bashkëluftëtarët e bashkëkombësit. Pse jo është lajmë i mirë edhe për pushtetarët!

Po këta të fundit e kanë zgjedhur heshtjen?!

A thua pse?

Ata kur bëhen ndjekje spektakolare, vrapojnë ta mbështesin “sundimin e ligjit”?! Shumë, shumë mirë! Po, pse nuk e mbështesin verdiktin e gjyqësorit, kur ai është pozitiv, si në rastin në fjalë?

Megjithatë, qytetarët festuan dhe uruan!

Sido që të jetë është ndjesi shumë e mirë, kur dy shkallet e gjykatave, shpallin pafajësinë e njerëzve që ndihmuan shumë të na sillnin lirinë!

Në këto raste, urimi nga zemra, është gjest njerëzor! Është një shpërblim, për të përndjekurit! Urime Fatmir! Urime bashkëluftëtarë!”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT