Krasniqi: Ja arsyet pse Britania u largua nga BE-ja

Publicisti Milazim Krasniqi ka shkruar se dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja është shkaktuar më së shumti nga kriza refugjatëve.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se BE-së tallja me Ballkanin dhe Turqinë po i kthehet bumerang, përcjell Drenicapress.info.

“Dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja është shkaktuar më së shumti nga kriza refugjatëve. Vetë kriza e refugjatëve nga Lindja e Mesme e ka burimin edhe te pasojat që kanë lënë në atë rajon politika kolonialiste e Britanisë. Po i bie që bumerangu është kthyer dhe ka goditur në vendin nga ku është gjuajtur para më shumë se një shekulli. E dyta, BE-ja e ka injoruar përtej çdo përfytyrimi Ballkanin dhe Turqinë, thjesht duke u tallur me ta. Veçmas pas Samitit të Selanikut.Ndërsa, erdhi puna që Turqia e Maqedonia ta mbrojnë BE-në nga vala e refugjatëve, më shumë se sa Greqia, si anëtare e BE-së. E kuptueshme që nga një klub i tillë, ku dominon hipokrizia, disa duan të largohen. Pra, dalja e Britanisë kërkon të zgjidhen dy probleme urgjente, për të mos u shpërbërë BE-ja krejt, e para, gjetja e paqes në Lindjen e Mesme jashtë shemave kolonialiste dhe e dyta, integrimi urgjent i Turqisë dhe Ballkanit në BE”, ka shkruar në Facebook, Krasniqi./Drenicapress.info/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT