Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ironizuar me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, duke thënë se e propozon që ta pasojë Hashim Thaçin pas përfundimit të mandatit në shkurt të vitit të ardhshëm.

“Kur jemi të Presidenti, të propozoj për Presidente sepse përfaqëson më së shumti unitetin e të gjithëve këtu në Kuvend”.

“Ke qenë në AKR, LDK, PDK, Alternativa, tash VV … me krejt kapak”.

Pas kësaj Kusari-Lila është kundërpërgjigjur duke thënë se kurrë nuk ka qenë as në zyrat e PDK-së.