Krasniqi e Lushtaku “pushtojnë” Llaushën: Prezentojnë projekt madhështore për këtë vend ( FOTO)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetari i degës, Sami Lushtaku si dhe Jetullah Geci janë pritur në një takim madhështor në Llaushë të Skenderajt, me çrast kanë prezentuar projektin “Memoriali i Daljes Publike të UÇK-së”, i cili do të ndërtohet gjatë mandatit qeverisës të Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj.Me këtë rast kryetari Krasniqi ka thënë se Llausha asnjëherë nuk do të bie pre e mashtimeve që po bëhen në Skenderaj, ndërsa shprehet i lumtur që do të kenë mundësi realizimin e këtij projekti për këtë vend.

Ai ka thënë se në Skenderaj asnjëherë nuk ka pasë dhe as tash nuk do të ketë ballotazh, sepse siç thotë Krasniqi, PDK-ja në këtë komunë tani është me e fuqishme.

Llausha duhët të ndihet krenar prej nga vini, prej nga jeni, kudo që të shkoni. Për PDK-në ju gjithmonë keni qenë një bastion i mbështetjes së fuqishme, dhe padyshim që të tillë do të mbeteni edhe në këto zgjedhje. Llusha çdoherë ka refuzu me iu nënshtru kujdo, andaj edhe sot Llausha nuk do të pranoj të iu nënshtrohet mashtrimeve. Llausha kurrë ska ra, as nuk ka me ra pre e manipulimeve. Në Llaushe kurrë nuk do të arrijë të depertoj mjegullnaja të cilën po mundohen me e kriju ditë e natë kundërshtarët e Partisë Demokratike. Sepse kush është me PDK-në, është kundër Vetëvendosjes, kush nuk është me PDK-në është me Vetëvendosjen. Sot krejt ata që po mundohen me kriju atë mjegullnajë dhe me shty përçarje brenda PDK-së, argatin janë duke ja bêrë Vetëvendosjes, sepse nuk ka dy PDK. Është veç një dhe ajo është me numrin 177”, ka thënë Krasniqi.

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka thënë se edhe Llausha çdoherë ka qenë bastion i Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa thotë se numri i madh i qyetarëve në këtë tubim vulos fitorën e PDK-sê në Skenderaj.

Nga ky tubim, Lushtaku i qon selam edhe Albin Kurtit se Drenica çdoherë do të jetë bastion i Partisë Demokratike të Kosovës.

“Llausha ka qenë bastion i fuqishëm i Partisë Demokratike të Kosovës që 22 vjet. Besimi i dhënë i këtij vendi, për PDK-në është investim i madh i të gjithë juve për subjektin tonë politik. Që nga ajo kohë, e prej 2007-ës, të gjithë ju i dini të gjitha projektet që ka realizu PDK-ja në këtë komune gjatë qeverisjes sonë. Por ju e dini edhe se a ka punu kjo qeveria e tanishme në komunën tonë. Hiç asgjë. Prandaj po e shfrytëzoj rastin, që nga Llausha të ia qoj një selam Albin Kurtit se Drenica ka qenë dhe do të mbetët bastion i PDK-së”, ka thënë Lushtaku.

Ndërsa hartuesi i këtij projekti, arkitekti Zymer Deliu, hartimin e këtij projekti e konsideron si nderin më të madh që ka pasur deri më tani, pasi që siç thotë ai, nëse jo personalisht, çdo njëri e ka dikënd të familjes që ka marrë pjesë në luftë.
Ai thënë se ky projekt është “Memoriali për Daljen Publike të UÇK-së në skenë në vitin 1997,

“Një prej nderëve me të mëdha që mund ta ketë një arkitekt është me e projektu një memorial për një luftë, të cilën nëse jo ai ka marrë pjesë, ka marrë pjesë baba i tij. Prandaj une e konsideroj si shumë të rendësishme Memorialin për Daljen Publike të UÇK-së në skenë që ka ndodhë në fshatin Llaushë. Ne përmes këtij memoriali e qojmë një mesazh tjetër që UÇK-ja këtu kujtohet, këtu respektohet”, ka thënë Deliu.

Deliu ka thënë se ky memorial do të ketë edhe muzeun ku gjatë korridoreve do të ketë të shenuar emrat e zonave operative të UÇK-së, numrat e brigadave te tyre si dhe do të shënohen edhe emrat e betejave me të rendësishme që kanë ndodh për secilën prej këtyre zonave.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT