Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ka thënë se në këtë mandat bujqësia është prioritet nacional.
Në një intervistë për “Epokën e re”, Krasniqi ka thënë se, bujqësia është një nga sektorët kryesor që vitet e fundit ka ndikuar në rritjen ekonomike në vend dhe në hapjen e vendeve të reja të punës.
Ai ka bërë me dije se këtë vit ministria që drejton ka buxhet gati dyfish më të lartë se në vitin 2014. Krasniqi ka thënë se rreth 43 milionë euro do të ndahen për fermerë dhe ndërmarrje të ndryshme nëpërmjet granteve zhvillimore dhe subvencioneve. Ministri Krasniqi u ka bërë thirrje qytetarëve të merren më shumë me sektorin e bujqësisë pasi, sipas tij, do ta shohin atë si aktivitetin me mundësitë më të mëdha për një jetë më të mirë.
- Advertisement -