Kraja rrëfen për BBC-në se si i shkroi fjalimet e Jahjagës

Ish-gazetarja e Kohës Ditore dhe mediumeve ndërkombëtare, Garentina Kraja në një emision të Radios së BBC ka folur për fjalimet e ish-presidentes Atifete Jahjaga.
Kraja gjatë mandatit të Jahjagës, kishte shkruar fjalimet e presidentes. Në mesin e shumë fjalimeve, BBC në një artikull e ka veçuar fjalimin për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë, raporton Koha.net.
E ftuar në emisionin e Kim Chakanetsas, Gara ka qenë së bashku me shkruesen e fjalimeve të presidentit amerikan Barack Obama, Sarada Peri.
Dy fjalim shkrueset janë cilësuar nga BBC si persona që kanë hyrë në mendjen e presidentëve dhe kanë kthyer idetë e mendimet e tyre në një oratori të fuqishme.
“Kur është zgjedhur presidentja e parë e Kosovës në vitin 2011, ishte Garentina Kraja, e cila kujdesej për fjalimet dhe ekspertizën e presidentes. Së bashku Garentina dhe Jahjaga shkruan fjalimin për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë, dhe e ndjen se ato ishin harruar për një kohë shumë të gjatë”, thuhej në përshkrimin e BBC-së për Krajën.
“Fjalimi ndihmoi në ndryshimin e mendimeve për këtë temë. Garentina beson në fuqinë e fjalëve dhe rrëfimeve për të bindur zemra dhe mendje”, thuhej në fund të përshkrimit për Krajën.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT