Asambleisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Xhavit Drenori, në një punim shkencorë me titull “Krahasimi i qeverisjes lokale në Kosovë dhe Gjermani, respektivisht qyteti i Drenasit të Kosovës dhe ai i Memmingenit të Gjermanis, me theks të vecantë në rolin e antarëve të Kuvendeve Komunale reciproke”, ka bërë krahasime interesante. Në këtë punim shihet roli dhe qeverisja e qytetit gjerman, dhe sa larg tij është qeverisja në komunën e Drenasit
Në tekstin e mëposhtëm do t’i gjeni disa krahasime interesante në mes të qeverisjes së komunës së Drenasit dhe asaj të Memmingenit.
Ndër të gjeturat e studimit krahasues ndërmjet Kuvendeve Komunale në Drenas dhe në Memmingen (Gjermani) janë:
1.Anëtarët e Kuvendit Komunal në Memmingen të Gjermanisë për të përbushur detyrat dhe përgjegjësitë e tyre kanë themeluar 28 Komitete/Komisionie të ndryshme në përbërje të Anëtarëve të Kuvendit Komunal. – Anëtarët e Kuvendit Komunal në Drenas për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e tyre kanë themeluar 4 Komitete/Komisione të ndryshme në përbërje të Anëtarëve të Kuvendit Komunal (nga e premta e kaluar edhe një Komision tjetër).
2.Anëtarët e Kuvendit Komunal në Memmingen të Gjermanisë kanë plot 174 anagzhime nëpër këto Komitete/Komisione dhe për secilin edhe më nga një zevendësues. – Ndërkohë, Anëtarët e Kuvendit Komunal në Drenas kanë vetëm 19 angazhime pa zëvendesues (nësë kësaj i shtohen edhe pesë Anëtarët e Komisionit që u themelu të premtën, numri në total shkon në 24 angazhime).
3.Në Komunën e Memmingenit minimumi i anagzhimit të një Anëtari të Kuvendit Komunal në këto Komitete/Komisione është 3 ndërsa maksimumi 7 anagazhime (pa i llogaritur edhe po aq zevëndesime).
4.Në Komunën e Drenasit shumica e Anëtarëve të Kuvendit nuk janë në asnjë Komitet/Komision, mëqe në disa prej tyre ka Anëtar që është zgjedhur në dy Komitete/Komisione. Besoj që rezultati e efikasitetit në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive kundrejt qytetarëve del nga kjo vetëvetiu. Nëse Anëtarët e Kuvendit Komunal në Drenas janë të zgjedhur vetëm për të debatuar dhe votuar vendime në Kuvendin Komunal, atëherë shtrohet pyetja: Çka mund ti prezantoj votuesit tim për të arsyetuar besimin e dhënë? Si mund të jemë unë transparent dhe llogaridhënës përballë votuesit tim, nësë unë nuk kam asnjë aktivitet tjetër përveç pjesëmarrjes në mbledhje të Kuvendit (në Kosovë gjatë vitit mbahen minimumi 10 të tilla). Në anën tjetër një krahasim tjetër,
5.Në Komunën e Memmingenit, Kryetari i Komunës, Drejtorët e Drejtorive përkatëse i zgjedhe me konkurs të hapur, me kushtin kryesor që kandidati të jetë Ekspert i fushës së caktuar (konkurentet nuk lejohen të jenë Anëtar të ndonjë partie politike).
6.Në Komunën e Drenasit, Kryetari i Komunës, Drejtorët i ka përzgjedhur për shumicën e dikastereve qeverisëse pa kualifikim adekuat (ja lejon ligji). Nëse i përmbledhim këto fakte i bie që Kryetari i Komunës së Memmingenit në ekip të tij qeverisës ka ekspert të lëmive përkatëse dhe për secilen lëmi edhe Komitet/Komision në përbërje të Anëtarëve të Kuvendit Komunal atje. Pra një trekëndësh funksional. Rezultati është ky: papunësia në Komunën e Memmingenit është rreth 3%. Në anën tjetër, në Komunën e Drenasit, Kryetari dhe Kuvendi Komunal kanë dështuar (mendim im personal) për të krijuar një partneritet për të mirën e qytetarëve. Kryetari, Kuvendin e sheh më tepër si pengesë sesa si partner në monitroimin apo kontrollimin e punës së ekipës së tij. Më pas Drejtorët e Drejtorive përkatëse (disa prej tyre) nuk kanë kualifikimin e duhur për udhëhequr dikastere përkatëse. Trekendëshi, Kryetar – ekip e tij – Kuvend Komunal nuk është funksional në atë masë që të jetë efikas.
Rezultati është ky: Komuna e Drenasit ka një numër të të papunëve rreth 40%. Prandaj në këtë rast i bie që për të ecur punët mirë në Komunën e Drenasit, Kryetari i Komunës duhet të jetë tepët tepër tepër (nësë nuk po e teproj) i aftë / i zoti dhe të punoj 24 orë në ditë për të arrituar objektivat që kolegët tanë në Gjermani me trekendeshin funksional do mund të arrinin në 8 orë punë në ditë. Shpresoj që këto fakte nuk do i lexojnë qytetarët tanë që kanë në mendje ta leshojnë Kosovën nga humbja e shpresës për një të ardhme më të mirë!
- Advertisement -